.

vije ndarëse

Postuar më: 11/01/2021

Rama- Manastirliu: Fillon vaksinimi kundër COVID19 në Shqipëri, janë siguruar dozat e para nga Pfizer

11 Janar, Tiranë- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Stadium ‘Air Albania’ kanë njoftuar ditën e sotme nisjen e vaksinimit antiCOVID në vendin tonë.
“Vaksinimi që fillojmë sot është rezultati i parë i një prej kanaleve bilaterale me një vend të Bashkimit Europian, të cilit nuk jam i autorizuar ta bëj me dije se cili vend është dhe kjo për shkak të kërkesës së tyre vetë. Meqë është thënë krejt gabimisht se ky vend është Greqia, mund t’ju them që jo nuk është Greqia. Jemi në kontakt sepse ne kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji, duke filluar nga java e tretë e janarit drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer, por qëllimi ynë është të rrisim në ndërkohë kapacitetin vaksinues, duke rritur prurjet e vaksinës Pfizer”, deklaroi kryeministri Rama.

Duke bërë me dije se pas një punë disa mujore ekspertët më të mirë vendas kanë hartuar planin dhe administrimin e vaksinimit ndaj COVID19, Manastirliu ka deklaruar se përveç mjekëve dhe infermirëve në spitalet COVID që do të jenë të parët që do të vaksinohen në këtë fazë do të ketë edhe një kombinimim të kalendarit për vaksinimit e të moshuarve mbi 75 vjeç.
“Ekspertët më të mirë të vendit tonë për çështjet e imunizimit kanë bërë një vlerësim të imtësishëm, të të gjithë situatës së administrimit të vaksinës në vendet europiane. Kanë studiuar planet, kanë nxjerr të gjitha parametra dhe sigurisht në bazë të standarteve më të mira kanë realizuar edhe planin tonë kombëtar të vaksinimit, i cili ka apo përfshin disa aspekte. Aspekti kryesor lidhet me prioritizimin e grupeve të cilat do të vaksinohen dhe këto grupe fillojnë sigurisht me ata të cilët janë në përballje të përditshme me armikun e padukshëm, që janë punonjësit e shëndetësisë, pra mjekët, infermierët, epiodemiologët, punonjësit e urgjencave. Sigurisht edhe këtu ka një prioritizim pasi numri i personelit tonë shëndetësorë është rreth 23 mijë së bashku me personelin mbështetës, ndërkohë që ke një prioritizim brenda grupeve. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë pra mjekët, infermierët që ofrojnë shërbime në spitalet tona Covid do të jenë të parët që do të vaksinohen dhe vaksinimi i tyre vazhdon sot dhe do të shtrihet në ditët në vijim sipas kapaciteteve të planifikuara. Dhe më tej përsa i përket prioritizimit të grupeve vijojmë me punonjësit. Dhe më tej përsa i përket prioritizimit të grupeve vijojmë me punonjësit shëndetësor në reanimacione, urgjenca e më tej kështu në të gjithë sistemin tonë shëndetësorë. Ndër grupet që janë identifikuar si prioritare për tu vaksinuar janë personat e moshuar dhe ato me problem të shumta shëndetësore, ku në fazën e parë ne planifikojmë punjonjësit shëndetësorë të vijës së parë por nga ana tjetër kemi dhe vaksinimin e kombinuar si do të përpiqemi të jemi shumë specifik në ato grupe që kanë nevojë urgjente për vaksinim dhe kështu e ulim rriskun dhe planifikojmë që ato persona të moshuar që jetojnë në shtpinë e të moshuarve dhe në institucione të kujdesit shëndetësorë dhe atyre sociale afatgjatë të vijojnë vaksinimin në mënyrë paralele, ndërkohë që do të vijojmë me personat mbi 75 vjeç dhe jangjithësej rreth 170 mijë”, tha Manastirliu gjatë prezantimit të planit të vaksinimit.

Manastirliu është shprehur se gjithë infrastruktura me elementët e duhur dhe 60 postacionet janë gati për të nisur sot vaksinimin në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.
“Në Arenën Kombëtare janë 60 postacionie vaksinimi me të gjtiha elementet e sigurisë sëbashku me ekipet tona më të mira të vaksinatoreve ne vend, ndërkohë që janë marrë masa që të gjithë vaksinatorët të trajnohen për llojin e vaksinës Pfizer, Biontech, pra vaksinës që fillojmë sot vaksinimin ne vend. Në Arenën Kombëtare sipas kohës që i nevojitet një personi për vaksinim, se në momentin që ai vjen për t’u vaksinuar ka një formular që plotësohet dhe kërkon një kohë të posaçme dhe më pas kryerjes së vaksinën qëndron në 30 minuta observacione dhe janë pëgratitur të gjitha postacionet e qëendrimti të vaksinimit dhe post vaksnimit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka nënvizuar se janë marrë masat për infrasturkturën, transportin dhe ruajtjen e vaksinës në temperaturë ultra të ftohtë.
“Janë bërë një seri përgatitjesh të imtësishme nga ekipet që do të vaksinojnë deri tek elementët e sigujrisë së vaksinës që janë thelbësore në raport me zhinxhirin ftohës, ku kapacitetet tona sot ekzistojnë dhe vaksina aktualisht janë të ruajtura sipas temperaturave që kërkohen. Pra është temperature ultra e ftohtë minus 70 gradë dhe do të vijojmë të zgjerojmë kapacitetet për këtë vaksinë”, tha Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer, pas Qendrës së parë të vaksinimit antiCOVID në Tiranë, do të hapen edhe qendrat e tjera në Vlorë dhe Shkodër.

Vaksina AntiCOVID pyetje-përgjigje