11 Janar, Tiranë- Shqipëria filloi me datë 11 Janar 2021 vaksinimin antiCovid me 50 mjekët dhe infermierët e parë të spitalit Infektiv QSUT dhe spitalin “Sefqet Ndroqi”, duke përdorur vaksinën Pfizer-BionTech.
Qendra e parë e vaksinimit antiCOVID është në Tiranë, në ‘Air Albania’ Stadium, ku është parapërgatitur një mjedis vaksinimi me 60 postacione standardet më të mira tekniko-profesionale për të mirëpritur grupet përfituese sipas planit të jetësimit të fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh”, por duke zbatuar me përpikmëri edhe masat anti-COVID. Paralelisht Stafi që do të kryejë vaksinimin është trajnuar nga Instituti Shëndetit Publik.
© Ministria e Shëndetësisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.