.

vije ndarëse

Postuar më: 13/01/2021

Dita e dytë e vaksinimit antiCOVID: Kryhen 78 vaksinime

12 Janar, Tiranë- Në Ditën e II të Vaksinimit në stadiumin Air Albania, ka nisur vaksinimi epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja, të skuadrës së atyre që bëjnë testimet nëpër shtëpitë e qytetarëve me simptoma të Covid19. Në ditën e dytë janë kryer 78 vaksinime dhe procesi vaksinimit ka shkruar i qetë.
Çdo ditë do të vijohet me grupet prioritare të përcaktuara sipas strategjisë së ekspertëve të vaksinimit.
Ndërkohë që kemi një prioritizim brenda grupeve. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, pra mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet tona Covid, do të jenë të parët që do të vaksinohen.