.

vije ndarëse

Postuar më: 30/07/2020

30 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (30.07.2020) janë testuar 40 699  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 5197 raste të konfirmuara
  • 154 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 2883 pacientë të shëruar
  • 2160 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 30.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1164 1322 81
Shkodër 205 309 24
Durrësi 259 511 20
Fieri 79 148 7
Korça 63 71 4
Elbasani 51 66 5
Kukës 66 111 4
Lezhë 84 151 2
Vlora 104 98 4
Gjirokastër 29 25 0
Diber 24 28 2
Berat 32 43 1
TOTAL 2160 2883 154

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

Virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID në 24 orët e fundit

nspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1382 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit. Nga inspektimet janë vendosur 8 masa administrative për subjekte dhe individë të gjetur në shkelje të protokolleve dhe masave për mbrojtjen nga COVID-19: 1 masë administrative me gjobë në klinikë dentare, 4 masa me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura dhe 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Elbasan, Shkodër, Tiranë.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer 131.400  mije kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë epidemisë dhe janë vendosur 516 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësië u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë dhe vendimin e ri, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, etj, si dhe ndalimin e muzikës për të gjitha aktivitetet pas orës 20:00. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 17 005 983 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 666 857
  • Azi:          4 062 743 raste të konfimuara

92 853 vdekje

  • Afrikë 892 116 raste të konfirmuara

18 857 vdekje

  • Amerikë: 9 169 607 raste të konfirmuara

351 391 vdekje

  • Oqeania : 17 362 raste të konfirmuara

207 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (30 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 4 062 743
India 1583792
Iran 298909
Pakistan 277402
Arabia Saudite 272590
Bangladesh 232194
Turqia 228924
Irak 118300
Katar 110153
Indonesia 104432
Kazakhstan 87664
Kina 87213
Filipine 85486
Oman 78569
Izrael 68556
Kuvait 65903
Emiratet e Bashkuara 59921
Singapore 51531
Bahrain 40311
Afghanistan 36471
Kyrgyzstan 35223
Japonia 32459
Uzbekistan 22872
Nepal 19273
Palestine 14458
Korea e jugut 14269
Malajsia 8956
Taxhikistan 7320
Liban 4205
Maldives 3567
Thailand 3304
Sri_Lanka 2811
Jemen 1711
Jordania 1187
Siria 717
Taivan 467
Vietnam 459
Mianmar 353
Mongolia 291
Kamboxha 234
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 101
Timor_Leste 24
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 9 169 607
USA 4426982
Brazil 2552265
Mexico 408449
Peru 400683
Chile 351575
Kolumbia 276055
Argentina 173342
Canada 115456
Ekuador 83193
Bolivia 73534
Republika Domenikane 66182
Panama 63269
Guatemala 47605
Honduras 40944
Kosta_Rika 16800
Venezuela 16571
Puerto_Rico 16061
El_Salvador 15841
Haiti 7378
Paraguai 4866
Nikaragua 3672
Kuba 2588
Suriname 1607
Uruguai 1237
Xhamaika 856
Bahamas 484
Guyana 398
Ishujt Virgin 385
Ishujt Kajman 203
Bermuda 156
Trinidad dhe Tobago 156
Sint_Maarten 121
Aruba 119
Barbados 110
Ishujt Turks_and_Caicos 99
Antigua_and_Barbuda 91
Saint_Vincent_&_Grenadines 52
Belize 48
Curaçao 29
Grenada 24
Saint_Lucia 24
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Greenland 14
Ishujt Malvinas 13
Montserrat 13
Bonaire 11
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 17 362
Australia 15 582
Zelanda e re 1210
Polinezia Franceze 62
Guam 354
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 42
Papa new Guinea 63
Afrika 892 116
Afrika e jugut 471123
Egjypt 93356
Nigeria 42208
Gana 35142
Algeria 29229
Maroku 22213
Kenia 19125
Kameron 17255
Cote_dIvoire 15813
Etiopia 15810
Sudan 11496
Madagaskar 10317
Senegal 9961
Republika e Kongos 8931
Gabon 7352
Guinea 7183
Mauritania 6249
Zambia 5249
Xhibuti 5081
Republika e Afrikes qendrore 4605
Malawi 3858
Somalia 3212
Kongo 3200
Guinea Ekuadoriale 3071
Libia 3017
Zimbabwe 2879
Eswatini 2551
Mali 2521
Cape _Verde 2373
Sudani jugor 2322
Namibia 1986
Guinea_Bissau 1954
Ruanda 1936
Sierra_Leone 1803
Benin 1770
Mozambique 1748
Tunizia 1488
Liberia 1179
Uganda 1140
Niger 1134
Burkina_Faso 1117
Angola 1000
Chad 926
Togo 896
Sao_Tome _and_Principe 868
Botswana 804
Saharaja perendimore 766
Lezoto 576
Republika e Tanzanise 509
Burundi 387
Komorros 378
Mauritius 344
Gambia 326
Eritrea 265
Seychelles 114
Total 14 142 524

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 863 459 raste të konfirmuara
    • 203 542 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (30 korrik 2020)
Europa 2 863 459
Russia 828990
United_Kingdom 301455
Spanja 282641
Itali 246776
Gjermani 206926
France 185196
Suedia 79782
Ukraine 67597
Bjellorusia 67518
Belgjika 67242
Hollanda 53621
Portugalia 50613
Rumania 48235
Polonia 44416
Armenia 38196
Zvicra 34714
Azerbaijan 31221
Irlanda 25942
Serbia 24892
Moldavia 23947
Austria 20846
Çekia 16093
Danimarka 13634
Bullgaria 11155
Bosnia_dhe_Herzegovina 10766
Macedonia e veriut 10504
Norvegjia 9150
Kosova 7846
Finlanda 7414
Luxembourg 6533
Shqiperia 5197
Kroacia 4923
Hungaria 4484
Greqia 4336
Mali I zi 3016
Sllovakia 2245
Sllovenia 2115
Lithuania 2043
Estonia 2042
Islanda 1861
Letonia 1224
Gjeorgjia 1155
Qipro 1080
Andorra 918
Malta 786
San_ Marino 716
Isle_of_ Man 336
Jersey 335
Guernsey 252
Faroe_Islands 220
Gjibraltar 186
Monako 120
Liechtenstein 88
Vatikani 12