.

vije ndarëse

Postuar më: 28/06/2020

28 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (28.06.2020) janë testuar 26292  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 2402 raste të konfirmuara
  • 56 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1384 pacientë të shëruar
  • 963 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 28. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 20 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 472 282 9
Elbasan 37 24 1
Fieri 120 67 5
Gjirokastër 8 1 0
Korça 48 22 0
Kukës 60 44 1
Lezhë 91 58 0
Shkodër 337 169 7
Tiranë 1088 686 31
Vlorë 111 6 2
Total 2402 1384 56

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

Dy pacientë 70 vjeçarë nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me COVID19 nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1519 inspektime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga inspektimet janë marrë 9 masa administrative: 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit në fasoneri dhe pikë karburanti dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë në bar-kafe, restorante, argjendari. Gjobat janë vendosur në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Shkodër, Vlorë, Tiranë.

Mbi 88 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë për masat ndaj COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

 

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë se do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, sistemi shëndetësor po përgatitet për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT ose spitali COVID3 për të përballuar fluksin në rritje dhe është duke u rekrutuar stafi mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapet Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Fuqizimi i njësive të terapisë intensive

Reanimacioni i Spitalit COVID2 ” Shefqet Ndroqi” është rinovuar duke u pajisur me 100% me pajisje te reja të teknologjisë së lartë. Janë dyfishuar kapacitetet e terapisë intensive në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, duke filluar nga shtretërit e reanimacionit, respiratorët, monitorët multi-parametrikë që sapo janë instaluar, cpap, aspiratorë, shiringa elektrike, laringoskopë – seti i plotë i pajisjeve të reanimacionit i ka dhënë një fytyrë të re terapisë intensive të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” me parametrat dhe standardet europiane, për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” mund të rikthehet në spital COVID nëse kemi rritje të rasteve pozitive.

Në kuadër të fuqizimin të njësive të terapisë intensive deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe Elbasanit.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 9 952 507 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 498 519
  • Azi:          2 126 883 raste të konfimuara

53 309 vdekje

  • Afrikë 371 448 raste të konfirmuara

9 480 vdekje

  • Amerikë: 5 046 598 raste të konfirmuara

244 783 vdekje

  • Oqeania : 9 207 raste të konfirmuara

133 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 28 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (28 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 2 126 883
India 528859
Iran 220180
Pakistan 202955
Turqia 195883
Arabia Saudite 178504
Bangladesh 133978
Katar 93663
Kina 84743
Indonesia 52812
Emiratet e Bashkuara 47360
Kuvait 44391
Irak 43262
Singapore 43246
Oman 36953
Filipine 34803
Afghanistan 30616
Bahrain 25267
Izrael 23421
Kazakhstan 20780
Japonia 18390
Korea e jugut 12715
Nepal 11755
Malajsia 8616
Uzbekistan 7725
Taxhikistan 5799
Kyrgyzstan 4748
Thailand 3162
Maldives 2305
Palestine 2053
Sri_Lanka 2033
Liban 1719
Jordania 1111
Jemen 1103
Taivan 447
Vietnam 354
Mianmar 296
Siria 256
Mongolia 219
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 141
Bhutan 76
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 5 046 598
USA 2510323
Brazil 1313667
Peru 275989
Chile 267766
Mexico 212802
Canada 103021
Kolumbia 88591
Argentina 57731
Ekuador 54574
Bolivia 30676
Panama 30658
Republika Domenikane 30619
Honduras 17007
Guatemala 16397
Puerto_Rico 7066
El_Salvador 5934
Haiti 5777
Venezuela 5130
Kosta_Rika 2979
Kuba 2330
Nikaragua 2170
Paraguai 1942
Uruguai 924
Xhamaika 690
Suriname 391
Guyana 230
Ishujt Kajman 196
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 124
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Ishujt Virgin 81
Sint_Maarten 77
Antigua_and_Barbuda 65
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Belize 24
Curaçao 24
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Ishujt Turks_and_Caicos 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 207
Australia 7641
Zelanda e re 1176
Polinezia Franceze 62
Guam 248
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 11
Afrika 371 448
Afrika e jugut 131800
Egjypt 63923
Nigeria 24077
Gana 16431
Algeria 12968
Kameron 12592
Maroku 11877
Sudan 9258
Cote_dIvoire 8739
Republika e Kongos 6552
Senegal 6459
Kenia 5811
Etiopia 5570
Guinea 5291
Gabon 5209
Xhibuti 4643
Mauritania 3907
Republika e Afrikes qendrore 3429
Somalia 2878
Mali 2118
Madagaskar 2005
Guinea Ekuadoriale 2001
Sudani jugor 1958
Guinea_Bissau 1614
Zambia 1531
Sierra_Leone 1410
Kongo 1245
Tunizia 1168
Benin 1124
Cape _Verde 1091
Niger 1068
Malawi 1038
Burkina_Faso 941
Ruanda 878
Chad 865
Uganda 848
Mozambique 839
Eswatini 745
Liberia 729
Libia 713
Sao_Tome _and_Principe 713
Togo 615
Zimbabwe 567
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 341
Komorros 247
Angola 244
Saharaja perendimore 208
Eritrea 191
Burundi 144
Botswana 125
Namibia 121
Gambia 45
Lezoto 24
Seychelles 11
Total 7 554 832

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 28. 06. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 397.675 raste të konfirmuara
    • 190 807 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 28 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (28 qershor 2020)
Europa 2 397.675
Russia 627646
United_Kingdom 310250
Spanja 248469
Itali 240136
Gjermani 193499
France 162936
Suedia 65137
Belgjika 61209
Bjellorusia 61095
Hollanda 50074
Ukraine 42065
Portugalia 41189
Polonia 33714
Zvicra 31472
Rumania 26022
Irlanda 25437
Armenia 24645
Austria 17562
Moldavia 16080
Azerbaijan 15890
Serbia 13792
Danimarka 12675
Çekia 11298
Norvegjia 8815
Finland 7191
Macedonia e veriut 5916
Bullgaria 4625
Luxembourg 4217
Hungaria 4138
Bosnia_dhe_Herzegovina 3935
Greqia 3366
Kroacia 2624
Shqiperia 2402
Kosova 2169
Estonia 1986
Islanda 1836
Lithuania 1813
Sllovakia 1657
Sllovenia 1572
Letonia 1115
Qipro 994
Gjeorgjia 924
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 670
Mali I zi 469
Isle_of_Man 336
Jersey 319
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 103
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 28 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 28.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 16 681 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 738 vdekje
  • 188 891 pacientë të shëruar
  •     98   pacientë në terapi intensive
  • 15 423   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.