.

vije ndarëse

Postuar më: 21/05/2020

21 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (21.05.2020) janë testuar 13825  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 969 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndëruar jetë
  • 771 pacientë të shëruar
  • 167 numr i rateve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 qarqeve,  datë: 21.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 232 148 6
Elbasan 20 19 0
Fieri 50 45 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 51 0
Shkodër 122 110 2
Tiranë 417 335 18
Vlorë 5 4 1
Total 969 771 31

 

Të dhënat e fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë

Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.

Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me COVID19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1000 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Masat për parandalimin e COVID-19 

Në fazën e rihapjes graduale  ISHP po vijon intensivisht testimin për identifikimin e rasteve aktive, ndërkohë që po forocohen kapacitetet për diagnistikimin e COVID-19. 11 mijë testime për COVID-19 kanë mbërritur sërisht në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, financuar nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në Laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT po vijon testimi serologjik, deri tani janë kryer mbi 1000 testime prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Në rezultatet e deritanishme rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive. Testimi do të shtrihet në të gjitha grupet e rriskut.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Plani i masave lehtësuese nga data 18 Maj

 

Nga dita e hënë (18 Maj) spitali “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera. Spitali “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si Spitali COVID2, prej datës 28 Mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me COVID19 dhe janë trajtuar rreth 60 pacientë. Në vijim pacientët me COVID19 do të trajtohen në Shërbimin Infektiv.

Në strategjinë e rihapjes, edhe sistemi shëndetësor po kthehet gradualisht në normalitet. Kanë rifilluar konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit.

Aktivitetet e tjera që lejohen:

Hiqet krejtësisisht kufizimi i lëvizjes në zonat e gjelbërta. Fieri shtohet në zonat e gjelbërta.

Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00.

Hiqen të gjitha autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve gjatë javës.

Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët

Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat, etj.

Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura

Hapen bare/ restorante vetëm në ambiente të hapura.

 

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik:

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 4 960 975 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 327 904
  • Azi:          855 808 raste të konfimuara

25 758 vdekje

  • Afrikë 95 104 raste të konfirmuara

2 992 vdekje

  • Amerikë: 2 245 224 raste të konfirmuara

133 441 vdekje

  • Oqeania : 8 523 raste të konfirmuara

128 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (21 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 855 808
Turqia 152587
Iran 126949
India 112359
Kina 84067
Arabia Saudite 62545
Pakistan 48091
Katar 37097
Singapore 29364
Bangladesh 26738
Emiratet e Bashkuara 26004
Indonesia 19189
Kuvait 17568
Izrael 16670
Japonia 16424
Filipine 13221
Korea e jugut 11122
Afghanistan 8145
Bahrain 7888
Kazakhstan 7234
Malajsia 7009
Oman 6043
Irak 3724
Thailand 3034
Uzbekistan 2950
Taxhikistan 1936
Kyrgyzstan 1313
Maldives 1186
Sri_Lanka 1028
Liban 961
Jordania 672
Palestine 577
Nepal 444
Taivan 441
Vietnam 324
Mianmar 199
Jemen 180
Brunei_Darussalam 141
Mongolia 140
Kamboxha 122
Siria 58
Timor_Leste 24
Bhutan 21
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 2 245 224
USA 1551853
Brazil 291579
Peru 104020
Canada 80091
Mexico 56594
Chile 53617
Ekuador 34854
Kolumbia 17687
Republika Domenikane 13477
Panama 9977
Argentina 9270
Bolivia 4919
Honduras 3100
Puerto_Rico 2866
Guatemala 2265
Kuba 1900
El_Salvador 1571
Kosta_Rika 897
Paraguai 833
Venezuela 824
Uruguai 746
Haiti 596
Xhamaika 529
Bermuda 125
Guyana 125
Trinidad dhe Tobago 116
Ishujt Kajman 111
Aruba 101
Bahamas 97
Barbados 90
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Nikaragua 25
Grenada 22
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 18
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 523
Australia 7079
Zelanda e re 1153
Polinezia Franceze 60
Guam 165
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 22
Papa new Guinea 8
Afrika 95 104
Afrika e jugut 18003
Egjypt 14229
Algeria 7542
Maroku 7133
Nigeria 6677
Gana 6269
Kameron 3733
Guinea 2863
Sudan 2728
Senegal 2714
Cote_dIvoire 2231
Republika e Kongos 1835
Xhibuti 1828
Somalia 1573
Gabon 1567
Tunizia 1045
Guinea_Bissau 1038
Kenia 1029
Mali 931
Niger 920
Guinea Ekuadoriale 890
Zambia 832
Burkina_Faso 809
Sierra_Leone 570
Chad 565
Republika e Tanzanise 509
Kongo 420
Republika e Afrikes qendrore 411
Etiopia 389
Madagaskar 371
Cape_Verde 349
Togo 340
Mauritius 332
Ruanda 314
Sudani jugor 285
Uganda 264
Sao_Tome_and_Principe 251
Liberia 238
Eswatini 217
Mozambique 156
Mauritania 131
Benin 130
Malawi 72
Libia 69
Angola 52
Zimbabwe 48
Burundi 42
Eritrea 39
Komorros 34
Botswana 29
Gambia 24
Namibia 16
Seychelles 11
Saharaja perendimore 6
Lezoto 1
Total 3 205 355

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 21. 05. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 755 620 raste të konfirmuara
    • 165 578 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (21 maj 2020)
Europa 1 755 620
Russia 308705
United_Kingdom 248293
Spanja 232555
Itali 227364
Gjermani 176752
France 143845
Belgjika 55983
Hollanda 44447
Bjellorusia 32426
Suedia 31523
Zvicra 30575
Portugalia 29660
Irlanda 24315
Polonia 19739
Ukraine 19230
Rumania 17387
Austria 16275
Danimarka 11117
Serbia 10833
Çekia 8721
Norvegjia 8268
Moldavia 6553
Finland 6443
Armenia 5271
Luxembourg 3971
Hungaria 3641
Azerbaijan 3631
Greqia 2850
Bosnia_dhe_Herzegovina 2334
Bullgaria 2331
Kroacia 2234
Macedonia e veriut 1858
Islanda 1803
Estonia 1794
Lithuania 1577
Sllovakia 1496
Sllovenia 1468
Letonia 1016
Kosova 989
Shqiperia 969
Qipro 922
Andorra 762
Gjeorgjia 713
San_Marino 656
Malta 584
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 306
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 149
Monako 97
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 21 maj 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 21.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 60 960 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 32 486 vdekje
  • 134 560 pacientë të shëruar
  •     676  pacientë në terapi intensive
  • 51 051   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.