.

vije ndarëse

Postuar më: 12/07/2020

11 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (11.07.2020) janë testuar 31 933  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 3371 raste të konfirmuara
  • 89 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1881 pacientë të shëruar
  • 1401 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 11.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 591 884 47
Shkodër 178 254 14
Durrësi 229 368 14
Fieri 42 97 5
Korça 34 38 0
Elbasani 33 32 4
Kukës 41 56 1
Lezhë 68 82 1
Vlora 120 38 2
Gjirokastër 22 6 0
Diber 18 10 0
Berat 25 16 1
TOTAL 1401 1881 89

 

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

 

Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19.

 

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë realizuar në total mbi 107 mijë  kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë kësaj periudhe dhe po ashtu janë vendosur rreth 400 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit; Nga inspektimet janë marrë 3 vendime administrative për pezullim të aktivitetit të subjekteve  dhe 1 masë administrative me gjobë, në biznes të gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.

Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

Përdorimi i maskave mbrojtëse

Maskat janë të detyruara për çdo qytetar në ambiente ku nuk është i mundur të respektohet distancimi social, ju duhet të vendosni maskën mbrojtës për të frenuar përhapjen e virusit! Maska ju mbron ju dhe të tjerët.

Si të përdorni maskën?

Lani duart përpara se të prekni maskën.

Vëzhgoni nëse maska është e pastruar.

Vendosni maskën duke mos lënën hapësira anash.

Mbuloni hundën, gojën dhe mjekrën.

Shmangni prekjen e maskës.

Pastroni duart para se të hiqni maskën.

Hiqeni maskën duke e mbajtur nga lidhëset.

Largoni maskën nga fytyra dhe hidheni në një kosh të mbyllur.

Lani serisht duart dhe dezinfektojini ato.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt


Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

Ruani higjenën vetjake.

Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 12 476 028 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 559 998
  • Azi:           2 796 583 raste të konfimuara

66 928 vdekje

  • Afrikë 559 432 raste të konfirmuara

12 760 vdekje

  • Amerikë: 6 549 560 raste të konfirmuara

283 693 vdekje

  • Oqeania : 11 010 raste të konfirmuara

135 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

 

 

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 796 583
India 820916
Iran 252720
Pakistan 246351
Arabia Saudite 226486
Turqia 210965
Bangladesh 178443
Katar 102630
Kina 85036
Irak 72460
Indonesia 72347
Kazakhstan 56455
Emiratet e Bashkuara 54050
Oman 53614
Kuvait 53580
Filipine 52914
Singapore 45613
Izrael 36266
Afghanistan 34366
Bahrain 32039
Japonia 20719
Nepal 16649
Korea e jugut 13373
Uzbekistan 12206
Kyrgyzstan 9910
Malajsia 8696
Taxhikistan 6457
Palestine 6225
Thailand 3216
Maldives 2617
Sri_Lanka 2454
Liban 2082
Jemen 1380
Jordania 1173
Taivan 451
Siria 394
Vietnam 370
Mianmar 326
Mongolia 227
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 141
Bhutan 82
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 6 549 560
USA 3184633
Brazil 1800827
Peru 319646
Chile 309274
Mexico 289174
Kolumbia 140776
Canada 107114
Argentina 94047
Ekuador 65801
Bolivia 45565
Panama 43257
Republika Domenikane 41915
Guatemala 27619
Honduras 27053
Puerto_Rico 9296
El_Salvador 9142
Venezuela 8803
Kosta_Rika 6845
Haiti 6617
Nikaragua 2846
Paraguai 2736
Kuba 2413
Uruguai 985
Xhamaika 753
Suriname 726
Guyana 290
Ishujt Kajman 201
Ishujt Virgin 167
Bermuda 150
Trinidad dhe Tobago 133
Bahamas 108
Aruba 105
Barbados 98
Sint_Maarten 78
Antigua_and_Barbuda 74
Ishujt Turks_and_Caicos 66
Belize 37
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Curaçao 25
Grenada 23
Saint_Lucia 22
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 11 010
Australia 9359
Zelanda e re 1193
Polinezia Franceze 62
Guam 312
Kaledonia e re 21
Fixhi 21
Ishujt Mariana 31
Papa new Guinea 11
Afrika 559 432
Afrika e jugut 250687
Egjypt 80235
Nigeria 31323
Gana 23834
Algeria 17808
Maroku 15328
Kameron 14916
Cote_dIvoire 12052
Sudan 10204
Kenia 9448
Republika e Kongos 7904
Senegal 7882
Etiopia 7120
Guinea 5969
Gabon 5942
Mauritania 5126
Xhibuti 4955
Republika e Afrikes qendrore 4259
Madagaskar 4143
Guinea Ekuadoriale 3071
Somalia 3038
Mali 2404
Sudani jugor 2129
Malawi 2069
Kongo 2028
Zambia 1895
Guinea_Bissau 1790
Sierra_Leone 1613
Cape _Verde 1553
Libia 1342
Benin 1285
Eswatini 1257
Ruanda 1252
Tunizia 1240
Mozambique 1111
Niger 1099
Burkina_Faso 1020
Uganda 1006
Liberia 963
Zimbabwe 942
Chad 874
Sao_Tome _and_Principe 727
Togo 710
Namibia 668
Saharaja perendimore 519
Republika e Tanzanise 509
Angola 458
Mauritius 342
Botswana 314
Komorros 313
Eritrea 232
Burundi 226
Lezoto 134
Seychelles 100
Gambia 64
Total 9 917 281

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 11. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 558 747 raste të konfirmuara
    • 196 475 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 korrik 2020)
Europa 2 558 747
Russia 713936
United_Kingdom 288133
Spanja 253908
Itali 242639
Gjermani 198556
France 170752
Suedia 74898
Bjellorusia 64604
Belgjika 62469
Ukraine 52043
Hollanda 50785
Portugalia 45679
Polonia 37216
Zvicra 32605
Rumania 31381
Armenia 30903
Irlanda 25589
Azerbaijan 22990
Moldavia 18924
Austria 18687
Serbia 17728
Çekia 13062
Danimarka 12946
Norvegjia 8965
Macedonia e veriut 7770
Finland 7279
Bullgaria 6672
Bosnia_dhe_Herzegovina 6402
Luxembourg 4777
Kosova 4307
Hungaria 4223
Greqia 3732
Kroacia 3532
Shqiperia 3371
Estonia 2013
Islanda 1886
Sllovakia 1870
Lithuania 1861
Sllovenia 1793
Letonia 1154
Mali I zi 1077
Qipro 1013
Gjeorgjia 981
Andorra 855
San_ Marino 714
Malta 674
Isle_of_Man 336
Jersey 325
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 180
Monako 108
Liechtenstein 85
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 11 korrik 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 11. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 13 303 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 945 vdekje
  • 194 579 pacientë të shëruar
  •     67  pacientë në terapi intensive
  • 12 410   qytetarë në izolim