.

vije ndarëse

Postuar më: 10/05/2020

10 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (10.05.2020) janë testuar 10438  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 868 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 650 pacientë të shëruar
  • 187 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 10.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 3 0
Dibër 1 1 0
Durrës 175 110 6
Elbasan 20 17 0
Fieri 50 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 35 1
Lezhë 52 48 0
Shkodër 120 102 2
Tiranë 385 270 18
Vlorë 5 4 1
Total 868 650 31

 

 

Të dhënat e fundit të situatës COVID 19 në Shqipëri

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

 

Hapja e zonave të gjelbra

Nga e hëna  (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbra edhe bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

 

Duke filluar nga e hëna  (datë 11 Ma)j të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë

Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

 

Aktivitetet që përbëjnë ende risk të lartë dhe do vijojnë të jenë të ndaluara

 

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 440 individë prej të cilëve 323 janë personel mjekësor dhe 117 janë pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11. 2%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  3 986 119 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 278 814

 

  • Azi: 645 103 raste të konfimuara- 21 770 vdekje
  • Afrikë : 60 661 raste të konfirmuara- 2 223 vdekje
  • Amerikë: 1 736 710 raste të konfirmuara- 103 260 vdekje
  • Oqeania : 8 344 raste të konfirmuara- 125 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 10 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (10 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 645 103
Turqia 137115
Iran 106220
Kina 83991
India 62939
Arabia Saudite 37136
Pakistan 29465
Singapore 22460
Katar 21331
Emiratet e Bashkuara 17417
Izrael 16454
Japonia 15747
Bangladesh 13770
Indonesia 13645
Korea e jugut 10874
Filipine 10610
Kuvait 7623
Malajsia 6589
Kazakhstan 5036
Bahrain 4774
Afghanistan 4033
Oman 3224
Thailand 3004
Irak 2679
Uzbekistan 2387
Kyrgyzstan 1002
Sri_Lanka 847
Liban 809
Maldives 790
Taxhikistan 612
Palestine 547
Jordania 522
Taivan 440
Vietnam 288
Mianmar 178
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 122
Nepal 109
Siria 47
Mongolia 42
Jemen 34
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 736 710
USA 1309541
Brazil 155939
Canada 67702
Peru 65015
Mexico 33460
Ekuador 29071
Chile 27219
Kolumbia 10495
Republika Domenikane 9882
Panama 8282
Argentina 5763
Bolivia 2437
Puerto_Rico 2173
Honduras 1830
Kuba 1754
Guatemala 967
El_Salvador 889
Kosta_Rika 780
Uruguai 702
Paraguai 689
Jamaika 498
Venezuela 402
Haiti 151
Bermuda 118
Trinidad dhe Tobago 116
Aruba 101
Guyana 97
Bahamas 92
Barbados 84
Ishujt Kajman 81
Sint_Maarten 76
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Nikaragua 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 344
Australia 6929
Zelanda e re 1144
Polinezia Franceze 60
Guam 151
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 16
Papa new Guinea 8
Afrika 60661
Afrika e jugut 9420
Egjypt 8964
Maroku 5910
Algeria 5558
Gana 4263
Nigeria 4151
Kameron 2274
Guinea 2042
Cote_dIvoire 1667
Senegal 1634
Xhibuti 1189
Sudan 1164
Tunizia 1032
Somalia 997
Republika e Kongos 991
Niger 815
Burkina_Faso 748
Mali 692
Gabon 661
Kenia 649
Guinea_Bissau 641
Republika e Tanzanise 509
Guinea Ekuadoriale 439
Mauritius 332
Chad 322
Sierra_Leone 291
Kongo 287
Benin 284
Ruanda 280
Zambia 252
Cape_Verde 236
Etiopia 210
Sao_Tome_and_Principe 208
Liberia 199
Madagaskar 193
Eswatini 163
Togo 153
Republika e Afrikes qendrore 143
Sudani jugor 143
Uganda 116
Mozambique 87
Libia 64
Malawi 56
Angola 43
Eritrea 39
Zimbabwe 36
Botswana 23
Gambia 20
Burundi 19
Namibia 16
Komorros 11
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 2 451 514

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 10. 05. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 534 605 raste të konfirmuara
    • 151 429 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 10 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (10 maj 2020)
Europa 1 534 605
Spanja 223578
Itali 218268
United_Kingdom 215260
Russia 198676
Gjermani 169218
France 138854
Belgjika 52596
Hollanda 42382
Zvicra 30168
Portugalia 27406
Suedia 25921
Irlanda 22760
Bjellorusia 22052
Austria 15777
Polonia 15651
Rumania 15131
Ukraine 14710
Danimarka 10319
Serbia 10032
Çekia 8095
Norvegjia 8069
Finland 5880
Moldavia 4867
Luxembourg 3877
Hungaria 3263
Armenia 3175
Greqia 2710
Azerbaijan 2422
Kroacia 2176
Bosnia_dhe_Herzegovina 2070
Bullgaria 1955
Islanda 1801
Estonia 1733
Macedonia e veriut 1622
Sllovakia 1455
Sllovenia 1454
Lithuania 1444
Letonia 930
Qipro 892
Kosova 870
Shqiperia 868
Andorra 754
San_Marino 637
Gjeorgjia 626
Malta 490
Isle_of_Man 330
Mali I zi 324
Jersey 293
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 146
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 10 maj 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 10.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 83 324 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 30 560 vdekje
  • 105 186 pacientë të shëruar
  • 1 027   pacientë në terapi intensive
  • 68 679   qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 30190
Emilia Romanja 7191
Piemonte 13650
Veneto 5591
Toskana 4147
Liguria 2900
Marche 3251
Lazio 4286
Campania 1915
Trento 786
Puglia 2669
Fruli 851
Siçili 2069
Abruzzo 1671
Bolzano 459
Umbria 113
Sardenja 515
Kalabria 596
Valle d’Aosta 113
Bazilikata 143
Molise 218

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.